27.7 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Neymar e udhëheq PSG drejt fitores së thellë ndaj Montpellier

- Advertisement -

Paris Saint Germain ka arritur fitore të thellë ndaj Montpellier.

PSG mposhti 5:2 ekipin e Montpellier.

Protagonisti kryesor në këtë takim ishte sërish Neymar, pasi shënoi dy gola.

Mbappe kishte mundësinë t`i dhuronte epërsinë parisienëve, por nuk u tregua i saktë.

Në minutën e 39` PSG kalon në avantazh, me golin e shënuar në portën e tij nga Sacko.

Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, ishte Neymar që u tregua i saktë nga pika e bardhë, për rezultatin 2:0 në favor të ekipit të tij.

Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat. Në 45 minutat e dyta, u shënuan edhe tri gola.

Braziliani shënoi sërish në minutën e 51`.

Khazri ishte ai që shënoi golin e parë për mysafirët.

Kurse për rezultatin 4:1 shënoi Kylian Mbappe, në minutën e 69`.

Neymar shënoi edhe golin e tretë, por VAR e anuloi.

Renato Sanches, shënoi golin e pestë për parisienët edhe golin e parë me ekipin e tij të ri.

Tchato në anën tjetër nga ekipi mysafirë shënoi golin e dytë, për rezultatin final 5:2.

Kështu PSG shkon në kuotën e gjashtë pikëve nga dy ndeshjet, kurse Montpellier ka gjithsej tri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit