18.5 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

De Ligt: Nuk dua të them se Reali i ka gjithmonë gjyqtarët me vete, por kjo bëri diferencën sonte

- Advertisement -

Real Madridi është finalisti i dytë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Dueli i parë i zhvilluar në Gjermani u mbyll baraz, 2:2, duke lënë gjithçka hapur për ndeshjen e dytë.

Pas ndeshjes, qendërmbrojtësi i Bayernit, Matthijs de Ligt u ankua për gjyqtarët.

“Nuk dua të them se Real Madridi i ka gjithmonë gjyqtarët me vete, por kjo bëri diferencën sot. Reali, kur mendoni se janë të vdekur, merrni frymën prapë… kjo është arsyeja pse ata kanë 14 Champions League”, tha holandezi për Movistar.

Në finalen e 1 qershorit në Londër, Real Madridi do të ketë punë me një tjetër ekip gjerman, Borussia Dortmundin që mbrëmë e eliminoi Paris Saint-Germain.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit