22.6 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Maloku: S’i zihet besë qëndrimit të Kurtit për Asociacionin në raport me KiE-në

- Advertisement -

Politologu Albinot Maloku e ka quajtur ligjërim politik që nuk i zihet besë, deklaratën e sotme të kryeministrit, Albin Kurti se nuk do ta pranojë Asociacionin si kushtëzimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Maloku ka thënë se Republika e Kosovës, i ka thënë “po” Asociacionit, kur ka nënshkruar Planin franko-gjerman.

“Unë ligjërimit politik, ose literal se nuk e bëjmë nuk po arrij t’i zë besë më. Mos të flasim për ata që janë përcjellës edhe më regjid të veprimeve të politikanëve të Kosovës, siç janë SHBA-të me theks të veçantë, por edhe BE. Ajo çfarë dua të them është që Republika e Kosovës i ka thënë “po”, Planit franko-gjerman që ka prodhuar pajtimin e ndodhur në Bruksel e në Ohër” u shpreh ai në emisionin “Info Nata” në TËVË 1.

Ndërsa, për Malokun garnitura aktuale qeverisëse duhet të largohet nga patriotizmi fals se Asociacioni është non-paper, pasi që sipas tij ai ekziston dhe ka presion ndërkombëtarë për ta bërë.

“Ka pasur një shpjegim se Komiteti i Ministrave ka një diskrecion fuqi vendosësse me i dhënë edhe ngjyrim politik. Dhe këtë mundësi po e shfrytëzojnë dy shtete me fuqi po ashtu të veçantë brenda këtij mekanizmi që është Këshilli i Evropës, për t’i bërë presion palës së Kosovës për të lëvizur. Për të respektuar „po-në“ e tyre dhe jo për manipuluar  e mashtruar se ne nuk e duam, nuk ekziston, është non-paper. Draft statusi ekziston. Kjo garniturë duhet të largohet nga patriotizmi falso, dokumenti ekziston, presioni ndërkombëtar ekziston”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit