Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet.
Kasami tha se bisedimet janë përqendruar edhe te marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi rajonal.
“Bashkë me Izet Mexhitin, e njoftuam kryeministrin për zhvillimet aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal. Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, me theks të veçantë te projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet tona. Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta, në të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai në Facebook.






