Nga 0-2 në 3-2, Barcelona rikthehet fuqishëm ndaj Villarrealit

- Advertisement -

Barcelona e gjeti vetën në disavantazh prej dy golave, në shtatë minutat e parë në “Camp Nou”, ndaj Villarrealit.

Kur e kishte mundësinë të ngushtonte epërsinë, Lamine Yamal dështoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 23-të.

Mirëpo, brenda katër minutave në pjesën e dytë, Barcelona u rikthye.

Fillimisht shënoi Gerard Martin për 1-2, derisa Fermin Lopez e barazoi rezultatin në 2-2.

Golin e tretë Barcelona e gjeti në minutën e 67-të, kur Pau Navaro shënoi autogol.

Të ngjashme

Të fundit