Lajm i madh për Zhegrovën, Spalletti e aktivizon nga minuta e parë ndaj Venezias

- Advertisement -

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e Juventusit ndaj Venezias, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.

Trajneri Luciano Spalletti ka vendosur ta përfshijë Zhegrovën në formacionin startues për përballjen që zhvillohet në stadiumin “Allianz” në Torino.

Zhegrova do të luajë në repartin ofensiv, në skemën 4-3-2-1, përkrah Alajbegoviqit, ndërsa pas sulmuesit Kolo Muani.

Juventusi synon të rikthehet te fitorja pas barazimit ndaj Fiorentinës, kurse Venezia kërkon të vazhdojë me rezultate pozitive pas triumfit ndaj Udineses.

Në anën tjetër, Amir Rrahmani do ta nisë ndeshjen nga banka rezervë.

Formacionet zyrtare:

Juventusi (4-3-2-1): Vicario; Celik, Bremer, Kelly, Cabal; Douglas Luiz, Koopmeiners, McKennie; Zhegrova, Alajbegovic; Kolo Muani.

Venezia (3-5-2): Stankovic; Halhal, Moreno, Juan Jesus; Hainaut, Kike Perez, Sohm, Busio, Haps; Adams, Lauberbach.

Të ngjashme

Të fundit