14.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Serwer: ShBA-ja duhet ta rivlerësojë politikën karshi Serbisë

- Advertisement -

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, tha se qeveria e re serbe është edhe më djathtiste në etno-nacionalizëm dhe është më e afërt me Rusinë dhe Kinën edhe më shumë se qeveria e kaluar.

“Pra i jep vend Vulinit që është i sanksionuar dhe e bën kryeministër ish ministrin e mbrojtjes që ka një histori të mbështetjes së sulmeve që kanë dënuar”, tha Serwer në “Lajmet e Fundit” në RTK.

Me këto rezultate sipas Serwer, përgjigja e Serbisë ndaj Perendimit është se nuk do t’u vëmë veshim fare. “Vuçiqi po ia nxjerr gishtin e mesëm SHBA-ve”, tha ai.

Amerikanët  sipas Daniel Serwer, duhet ta rivlerësojnë politikën e viteve të fundit dhe të rivendoset se si të veprohet me Serbinë.

“Mendimi im është se do të ketë një vijë ndarëse në Evropë në të ardhmen, pra nuk do të ketë Evropë të plotë dhe të lirë dhe kjo vijë ndarëse do të kalojë përmes Ballkanit, jo në skaj të Ballkanit, dhe Serbia ka vendosur të jetë pjesë e Lindjes jo e Perëndimit”, deklaroi Serwer.

Lidhur me deklaratën e përfaqësuesi të Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, se mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë, Serwer tha se nuk është dashur te jepet një deklaratë e tillë. “Borelli ka bërë deklarata të tilla të pamençura shumë shpesh”, tha ai.

Ndër të tjera profesori amerikan tha se Borelli, Lajçaku dhe Eskobari kanë qenë shumë të butë karshi me Serbinë. “Nuk shoh ndonjë ndryshim në qëndrimet e tyre. Për të ndryshuar politikën në këtë pikë, besoj se edhe personeli duhet të ndrrohet”, tha Serwer.

E duke folur për vizitën që pritet të realizojë lideri i Kinës në Serbi, ai tha se Aleksander Vuçiq preferon diktatorët e botës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit