22.6 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po “Orbanizohet”

- Advertisement -

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian (BE).

Kamberi në “Debat Plus”, tha se pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po krijon mendësi të kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Sipas tij rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut nuk tregojnë për fitore të shqiptarëve.

“Nuk shoh befasi, ka qenë e parashikuar nga gjithë vrojtuesit e jashtëm dhe brendshëm. Pas Malit të Zi është shteti I dytë në rajon I cili po ORBANIZOHET. Do të thotë një fuqi e madhe e një VMRO-je të tillë që përfaqëson ideologji të një lloj ultra djathtizmi me një eurospekizcimi, po duke mos dalë nga BE por ta bëjë një kali të Trojës, që është politikë e Orbanit dhe vuciqit që kërkojnë një aleatë të tillë. Kur VMRO merr 59 deputetë është fitore e rrymave ideologjike që simbolizohen me Viktor Orbanin. Nuk është fitore për shqiptarët”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit