28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Shenjë e vogël, histori e madhe, për monumentin e dhembjes kolektive shekullore shqiptare

- Advertisement -

Shkruan: Dr Lulzim Nika

(Leotrim called me:
“Oh mom look, I also have something in my stomach, my stomach hurts. when I removed his clothes, I saw that he had a big wound on his stomach and his intestines had come out. I took my sweater and covered his wound. She told me: “mom don’t, don’t touch me because I have a terrible pain.
The sculpture of Leotrim Ahmet, made by Sabri Behramaj, will be placed in Skenderaj in September.)

Dhembja per Leotrimin nuk pushon asnjëherë ne mendje dhe zemrën e nënës shqiptare që përjetoi krimet sistematike të shtetit serb.
Duke kujtuar përherë ata që u flijuan për lirinë tonë që e gëzojmë sot, na kujtojnë dhimbjet e nënave dhe fëmijëve tanë.

Kthimi në historinë tonë tragjike dhe të vuajtjeve shekullore nga gjenocidi shtetëror serb që ushtroi ndaj trojeve etnike shqiptare.
Vetëm gjatë viteve 1998–1999, në Drenicë janë vrarë 331 femijë nga shteti serb, në komunën e Drenasit 147 femijë dhe në Skenderaj 184, për fat të keq edhe sot nuk kemi një muze të përbashkët të të dy komunave për t’i prezantuar krimet serbe kundër fëmijëve shqiptarë. Skulptura e Leotrim Ahmetit perfaqëson shumë histori në vete për mizoritë shekullore të shtetit serb.
Historia e popullit shqiptar gjatë shekujve, ishte një përpjekje për mbijetesë në trojet tona etnike, dhe që u bë shënjestër e përhershme e politikës hegjemoniste serbe.

Programi i parë kombëtar serb, në të cilin përpunohej ideja e Serbisë së Madhe, është e ashtuquajtura “Naçertanija”e Ilija Garshaninit, prej vitit 1843 e deri në vitin 1852, i cili ishte Ministër i Punëve të Brendshme dhe Kryetar i Qeverisë Serbe. Këto ambicie kishin filluar të sëndërtoheshin me masakra dhe dëbime të shqiptarëve prej trojeve shekullore nga Nishi, Vranja, Toplica, Prokupla e Leskovci, në vitet 1876 -1878.

Fatkeqësisht, kjo u përsërit edhe gjatë vitit 1998-1999, ku shteti serb, kundër shqiptarëve të Kosovës, përdori metodat më mizore, barbare dhe mesjetare për zhdukjen e tyre nga Kosova. Masakrat çnjerëzore që po ndodhnin në Kosovë, morën përmasa tragjike për tërë botën e civilizuar, saqë tmerruan opinionin publik vendës dhe të huaj, si dhe vunë në lëvizje qendrat e vendosjes ndërkombëtare.
Masakra e Abrisë dhe Reçakut “vrau” ndërgjegjen e diplomacive të fjetura botërore dhe gjenocidi shtetëror serb nuk kishte të ndalur.
Masat ushtarake kundër makinerisë serbe nga aleanca e NATO-s, sollën paqen në Kosovën e djegur dhe të shkatërruar dhe me mijëra të vrarë e masakruar në shtëpi të tyre, shumë fëmijë, gra, dhe pleq; të cilët u bënë cak i makinerisë ushtarake serbe, për një arsye të vetme: veç pse ishin shqiptarë!

Lavdi dhe përjetësi!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit