17.9 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Mbi 100 mijë njerëz në koncertin në Argjentinë, Dua Lipa thotë se pesë vjet më parë ishin vetëm 1 500

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon koncertet në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.

Së fundi, Dua ishte e pranishme në Buenos Aires në Argjentinë, teksa u befasua nga pritja që i’u bë atje.

Në këtë event madhështor, siç tregon këngëtarja, të pranishëm kanë qenë mbi 100 mijë njerëz.

E njëjta ka publikuar një imazh në ‘InstaStory’, teksa ka bërë një krahasim me vitin 2017.

Krijuesja e hitit “Levitating” thotë se në koncertin e fundit që ka mbajtur në Buenos Aires kishin marrë pjesë vetëm 1500 persona, por pas pesë vitesh këngëtarja ka grumbulluar mbi 100 mijë adhurues në koncert.

Dua është shprehur falenderuse për të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm.

“Në koncertin tim të fundit në Buenos Aires në 2017, ishin 1500 persona. Është e pabesueshme të mendosh që në vetëm për dy netë u mblodhën në total mbi 100 mijë njerëz. Shumë faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, në fillim të muajit gusht u mbajt “Sunny Hill Festiva’”, në Prishtinë, ndërsa për herë të parë u mbajt edhe në Tiranë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit