15 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

FC Prishtina bën homazhe në Prekaz, para takimit me Drenicën

- Advertisement -

Futbollistët, trajnerët dhe stafi tjetër kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, para duelit me Drenicën.

Drenica dhe Prishtina do të përballen sot nga ora 15:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në kuadër të xhiros së tetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

“Bardhekaltrit” para udhëtimit në stadium, janë ndalur për homazhe në Prekaz, në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Faqja zyrtare e FC Prishtinës ka ndarë pamjet e homazheve që kanë bërë, Ismet Munishi me ekipin dhe ndihmësit e tij.

Ismet Munishi, trajneri i Prishtinës në shumë deklarata ka theksuar se saherë që udhëton në Skenderaj me ekipet që ai drejtoi, do të ndalet në Prekaz për homazhe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit