13.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Testi i parë me terapi të gjeneve tregon sukses, vogëlushes britanike i vjen dëgjimi

- Advertisement -

Një vajze të vogël britanike i është kthyer dëgjimi, pasi u bë personi i parë në botë që iu nënshtrua një testi me terapi të gjeneve. Mjekët thonë se ky zhvillim shënon epokë të re të trajtimit të personave të shurdhër.

Opal Sandy u lind e shurdhër për shkak të neuropatisë dëgjimore, problem shëndetësor që e pengon rrugëtimin e sinjaleve të nervit nga veshi i brendshëm në tru dhe mund të shkaktohet nga një gjen me defekt, raporton gazeta “The Guardian”.

Megjithatë, pas marrjes së një infuzioni që përmbante një kopje funksionale të gjenit gjatë një operacioni që zgjati vetëm 16 minuta, vajza 18-muajshe mund të dëgjojë në mënyrë pothuajse të përsosur dhe po e shijon lojën me daulle lodra.

Prindërit e saj thanë se mbetën pa fjalë, kur morën vesh se vajza e tyre mund të dëgjonte për herë të parë pas trajtimit. “Vërtet nuk mund ta besoja” – tha nëna e vogëlushes, Jo Sandy.

Manohar Bance, kirurg i veshëve dhe hulumtues udhëheqës në testim, tha se rezultatet fillestare janë më të mira se që i kishte pritur ai ose që kishte shpresuar dhe se me to do të mund të shëroheshin njerëz me këtë lloj problemi.

Neuropatia dëgjimore mund të shkaktohet nga një defekt në gjenin OTOF, i cili prodhon një proteinë të quajtur otoferlin. Kjo u mundëson qelizave në vesh që të komunikojnë me nervin dëgjimor. Për ta tejkaluar defektin, me terapinë e re të kompanisë “Regeneron” dërgohet një kopje e gjenit në vesh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit