13.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Llapi gabon ndaj Gjilanit, fitojnë Ballkani, Drita e Nikli ‘74

- Advertisement -

Edhe pse favorit, skuadra e Batatinës u ndal në një barazim 1:1 në udhëtim te Gjilani.

Pjesa e parë ishte e barabartë, me dy skuadrat që kishin disa raste shënimi por që Llapi ishte skuadër më kërkuese.

Sidoqoftë, kur s’shënon e pëson. Në momentin që askush nuk e priti, në skenë doli Senad Jarovic që shënoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë Gjilanit (48’).

Llapi arriti ta barazonte rezultatin përmes top golashënuesit Muhamed Hyseni (56’), por kjo ishte e tëra që mundën të bënin.

Drita ndërkohë, ka fituar derbin ndaj Prishtinës për t’iu dëshmuar të gjithëve se ende s’është dorëzuar në garën për titull, me rezultat 1:2.

Besnik Krasniqi i dha epërsinë Dritës me një gol nga pika e bardhë, ku si zakonisht ishte i pagabueshëm (27’).

Prishtina arriti të këndellet duke e barazuar rezultatin me anë të Drilon Islamit, që shënoi nga afërsia (39’).

Heroi për “Intelektualët” doli të jetë Blerim Krasniqi, që realizoi me kokë pas një harkimi fantastik të Almir Ajzerajt (56’).

Ballkani gjithashtu ka qenë i pagabueshëm, duke fituar pikët e plota në udhëtim te Malisheva me rezultat komod 0:2.

Bajram Jashanica kaloi Ballkanin në epërsi me një gol pas një asistimi maestral të Nazmi Gripshit (31’).

Ballkani kishte edhe disa raste për ta thelluar edhe më shumë epërsinë, por që nuk ia dolën t’i finalizonin. Më i miri ishte i Bleart Tolajt, që dështoi nga afërsia për t’i shënuar ish skuadrës.

Ndërsa, ishte Bernard Karrica që realizoi krejt në fund për ta vulosur fitoren (90′).

Ndërkohë, Feronikeli ’74 ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Lirisë me rezultat 4:1.

Granit Musa pas një asistimi të bukur të Razack i dha epërsinë Niklit, ndërsa Agron Buqi u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer për ta dyfishuar epërsinë (36’).

Skuadra nga Drenasi shënoi edhe dy herë tjera për t’i arkëtuar pikët e plota. Fillimisht Tarasco me një goditje të bukur (65’), e pastaj Shillova pas një asistimi të Ademit vulosi fitoren (77’).

E tëra që bëri Liria ishte goli i nderit, i realizuar nga Aldi Gjumsi krejt në fund (89′).

Renditja tabelore pas këtyre rezultateve është kështu:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit