Kur s’ka plan, edhe logjika bëhet kontradiktë

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Gjithmonë më ka habitur logjika dhe mendimi i disa zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit ndër vite.

Sot, në një debat televiziv të mëngjesit, një prej tyre thoshte: “Fëmijët migruan sepse nuk pati çerdhe, shkolla dhe nuk pati infrastrukturë.”

Pak minuta më vonë, po thoshte:
“Po si të bëhet infrastruktura dhe çerdhja në një vend ku nuk ka fëmijë?”

E pra, këtu është problemi.

Nëse fëmijët ikën sepse munguan çerdhet dhe infrastruktura, atëherë detyra e një qeverie është të ndërtojë kushtet që i bëjnë familjet të qëndrojnë dhe të kthehen.

Jo të përdorë mungesën e fëmijëve si arsyetim për të mos investuar.

Duhet plan për të ndalur largimin, për të krijuar kushte për rikthim dhe për ta bërë Kosovën vend ku familjet duan të jetojnë e të rrisin fëmijët.

Nëse mungon plani i rikthimit, mungon edhe vizioni. Ndërsa kur mungon vizioni, mbetet vetëm një gjë: justifikimi politik i dështimit.

Dhe LVV është dëshmuar kampione në justifikime politike të dështimeve!

Talenta se jo mahi!

Të ngjashme

Të fundit