Aleanca s’lëkundet, Ramadani: S’jemi të interesuar për marrëveshje politike

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka ripërsëritur qëndrimin e partisë rreth çështjes së presidentit të vendit.

Siç tha ai sot para gazetarëve, Aleanca nuk është e interesuar për marrëveshje politike partiake, por, shtoi ai, partia është e fokusuar në gjashtë çështjet e ngritura nga ky subjekt politik.

“Në secilën rrethanë politike, për Aleancën është e qartë. Për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike, dhe për marrëveshje politike partiake ne nuk jemi të interesuar, por jemi të interesuar për gjashtë kërkesat tona që janë jetike për Kosovën. Marrëveshjen për emrin le ta bëjnë, por ne duhet ta shohim atë marrëveshje nëse i përfshin gjashtë çështjet që ne i kemi ngritur, nëse nuk i përfshijnë, ne nuk mund t’i ndihmojmë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit