Përkundër tensioneve dhe përplasjeve të zhvilluara gjatë ditës së sotme mes zyrtarëve komunalë dhe Policisë së Kosovës, murali kushtuar Nënës Terezë është vendosur në qendër të Prishtinës.
Pas ndalimit të punimeve në lokacionin e planifikuar, në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë, Komuna e Prishtinës ka vazhduar me realizimin e projektit në një lokacion tjetër në sheshin qendror të kryeqytetit. http://Pamje






