Drejtori i Komunës së Prishtinës, Leotrim Retkoceri, ka thënë se murali i Nënë Terezës do të vendoset sot në sheshin qendror të Prishtinës, në një lokacion tjetër.
Ai ka thënë se kjo do të ndodhë diku rreth orës 16:00, pa dhënë detaje për lokacionin.
“Muralin këna me e vendosë. Dikun ka ora 16:00”, ka thënë shkurtimisht Retkoceri për Express.
Ai ka postuar edhe në profilin e tij në ‘facebook’ duke thënë se murali do të vendoset.
Sot ka pasur përplasje mes përfaqësuesve të Komunës dhe policisë së Kosovës pasi këta të fundit s’kanë lejuar punimet tek ministria e Ekonomisë.






