Trent Alexander-Arnold nuk e mendon largimin nga Real Madridi

- Advertisement -

Trent Alexander-Arnold nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij në kryeqytetin spanjoll.

Burime pranë futbollistit anglez bëjnë të ditur se ai nuk po e shqyrton mundësinë e largimit, vetëm 18 muaj pas transferimit te gjiganti madrilen.

Mbrojtësi 28-vjeçar mbetet i vendosur të luftojë për vendin e tij në formacion dhe të dëshmojë vlerat në fanellën e Real Madridit.

Përkundër konkurrencës dhe vështirësive për të siguruar vazhdimisht minuta, anglezi dëshiron ta vazhdojë aventurën në Santiago Bernabeu.

Të ngjashme

Të fundit