Protesta për Ditën Kombëtare të Shqipërisë në Tiranë ka eskaluar në dhunë, hedhje të molotovëve e gazlotsjellës.
Ministria e Shëndetësisë atje ka publikuar shifrat e personave që u lënduan gjatë këtyre tensioneve mes policisë e protestuesve.
Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 14:00:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 4 të lënduar.
– Një efektiv policie
– Dy përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj)
– Pesë protestues
Të gjithë koshientë dhe gjendja shëndetësore stabël. Po trajtohen nga mjekët në shërbimin e urgjencës
QKUM: Ekipet e urgjencës kanë trajtuar në vendngjarje 3 protestues të lënduar. Gjendja e tyre e mirë.
Në QSUT deri tani asnjë i lënduar






