6.6 C
New York
Saturday, November 28, 2026

Buy now

Shqipe Selimi: Rexha, bashkë me Mujë Krasniqin dhe Daut Haradinajn, u bënë zëri i shqiptarëve

Përmes një mesazhi, ajo ka kujtuar 28 Nëntorin e vitit 1997, kur Rexhep Selimi, së bashku me Mujë Krasniqin dhe Daut Haradinajn, sipas saj, u bënë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri.

“Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, kur bashkë me Heroin e Lirisë, Mujë Krasniqin, dhe Luftëtarin e Lirisë, Daut Haradinaj, Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri”, ka shkruar Selimi.

Ajo ka thënë se këtë ditë po e kujton me krenari nga Haga, duke e cilësuar atë si një ditë të rëndësishme të historisë shqiptare.

Në mesazhin e saj, Selimi ka përmendur edhe figurat e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit, duke uruar 28 Nëntorin.

“Rroftë 28 Nëntori! Rroftë UÇK-ja! Rroftë kombi shqiptar!”, ka përfunduar ajo.

Të ngjashme

Të fundit