Gazetari dhe analisti Valon Syla ka kritikuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pas vendimit për ndalimin e përkohshëm të prodhimit të pleskavicave të kompanisë “Buquku” nga Peja, pas rezultateve laboratorike që kanë rezultuar të pakënaqshme për praninë e bakterit E. coli.
Në një reagim në Facebook, Syla ka thënë se, sipas tij, nuk ka mbetur prodhim vendor pa u diskredituar nga AUV-ja, duke ngritur dyshime për mënyrën se si po funksionon ky institucion dhe për kriteret e kontrolleve që po kryen.
Ai ka kërkuar që hetimi kryesor të përqendrohet te vetë AUV-ja, duke ngritur pikëpyetje nëse ky institucion po vepron në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve apo në një mënyrë tjetër.
“Unë mendoj se hetimi kryesor do të duhej të ishte drejt AUV-it… me pa a është ky institucion haraçi apo i mbrojtjes”, ka shkruar Syla.






