Përparim Rama jep premtimin e madh: Çështjen e pastrimit po e zgjidhim përfundimisht

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka vizituar sot ndërmarrjen publike “Pastrimi”, për të diskutuar drejtpërdrejt me drejtuesit e ndërmarrjes telashet me mbeturinat në kryeqytet.

Rama nga atje ka premtuar zgjidhjen përfundimtare të problemeve me mbeturina në kryeqytet. “ÇËSHTJES SË PASTRIMIT PO I JAPIM ZGJIDHJE PËRFUNDIMISHT.
Sot, bashkë me nënkryetaren Besianë Musmurati dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, ishim në NP “Pastrimi”, për të diskutuar drejtpërdrejt me drejtuesit dhe punëtorët për gjendjen aktuale dhe zgjidhjet që na duhen.
U zotuam qe bashkë do të ndërmarrim hapat e mëtejmë për ta përmirësuar menjëherë situatën, por edhe për të ndërtuar një zgjidhje të qëndrueshme për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet”, shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/

Të ngjashme

Të fundit