Kosova dhe Maqedonia V. më afër njëra-tjetrës, hedhet gurthemeli i autostradës Shkup–Bllacë!

- Advertisement -

Sot në Shkup është zhvilluar ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.

Në ceremoni po marrin pjesë dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Projekti i autostradës Shkup–Bllacë konsiderohet i rëndësishëm për përmirësimin e lidhjes infrastrukturore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave.

Autostrada pritet të ndikojë në përmirësimin e lidhjes rrugore Shkup–Prishtinë dhe në forcimin e komunikimit ekonomik e rajonal.

Të ngjashme

Të fundit