Maqedonci pret Presidenten Shiroka-Pula në Ministrinë e Mbrojtjes, diskutojnë zhvillimin e FSK-së

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e vizitës së saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës në cilësinë e Presidentes dhe Komandantes Supreme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka njoftuar Presidenten për punën dhe angazhimet e Ministrisë së Mbrojtjes, procesin e zhvillimit dhe modernizimit të FSK-së, si dhe objektivat dhe prioritetet në fushën e mbrojtjes.

Ai gjithashtu i ka uruar suksese Shiroka-Pulës në ushtrimin e detyrës së Presidentes, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm.

Maqedonci ka theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional është i rëndësishëm për përmbushjen e objektivave të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit