Ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra, është propozuar nga Qeveria Kurti për ambasador të Kosovës në Senegal.
Para se të bëhej zëvendësministër ai është gjendur në një situatë të sikletshme nga një diplomat francez.
Para një dekade ka një video në të cilën Dobra shihet duke pasur vështirësi gjatë përkthimit nga gjuha frënge në gjuhën shqipe.
Video në fjalë tregon se Dobra ka pasur një moment jo të rehatshëm gjatë punës së tij si përkthyes i ish-ambasadorit të Francës në Kosovës, Jeans Francois Fitou.
Ky i fundit, në një moment e largon Dobrën nga përkthimi, duke e kapur për krahu.
Ish-ambasadorit Fitou, sipas videos, duket se nuk i pëlqen aspak përkthimi i Dobrës, saqë detyrohet ta largojë me forcë atë nga përkthimi.
Në videon e publikuar nga emisioni “Interaktiv” i KTV-së, ish-ambasadori dëgjohet duke u ankuar në përkthim deri në momentin kur vendos që ta largojë krejt nga përkthimi Dobrën.
Në Qeverinë Kurti 2, Dobra ishte emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Ndërsa në Qeverinë Kurti 4, ai është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Senegal.
Gazeta Nacionale dje ka raportuar se emri i Dobrës së bashku me katër propozime tjera ka shkuar te presidentja për dekretim.
Paraprakisht, propozimi i tij është miratuar nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme.






