Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se dështimi i Lojërave Mesdhetareve është ende në rrezik, derisa për këtë e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës.
“Për fat të keq ende është në rrezik, shpresoj që nuk i humbim. Ne po mundohemi që këto lojëra mos të humbasin. Ne si kryeqytet i kemi përmbush të gjitha pikat. Tash është pjesë e nivelit qendror me pagu tarifën, kjo ka mbetur. Pas anulimit të takimit jam edhe më pak optimist”, tha Rama para gazetarëve.






