Shkruan: Albert Prenkaj
Komunat pjesëmarrëse në këtë asociacion të komunave me shumicë serbe, sipas statutit, do të mund t’i ushtronin kolektivisht kompetencat e tyre nëpërmjet kësaj strukture. Fushat e përmendura përfshijnë:
-Arsimin e nivelit të mesëm dhe universitar, kompetenca të cilat nuk i ushtrojnë komunat e tjera në të njëjtën formë;
-Shëndetësinë e nivelit dytësor, madje me vazhdimin e pjesëmarrjes së Serbisë;
-Përzgjedhjen e shefit të policisë nga strukturat e Asociacionit, përgjegjësi e cila, sipas modelit të autonomisë së decentralizuar, u takonte komunave veç e veç, por që nuk u është dhënë në këtë formë komunave me shumicë shqiptare;
-Planifikimin urban dhe rural, etj.
Po të mbeteshin përgjegjësitë e lartpërmendura në kuadër të autonomisë së dekoncentruar/decentralizuar, do të vazhdonim të ishim brenda kornizës së përcaktuar nga Dokumenti i Ahtisaarit.
Madje, fushat e përmendura të asociacionit/bashkësisë së komunave me shumicë serbe, përfshirë strukturat vendimmarrëse dhe rregullative, sipas kushtetutës duhet të kenë përfaqësues të komuniteteve joshumicë (shqiptat, boshnjak etj), të cilët pa dyshim ndikojnë në procesin e vendimmarrjes, ashtu siç parashohin dispozitat kushtetuese dhe ligjore që kërkojnë shumicën e dyfishtë (2/3) kur bëhet fjalë për çështje që prekin interesat e komunitetit serb dhe të komuniteteve të tjera joshumicë, kur preken interesat e tyre.
Mendoj se një element i rëndësishëm që mund ta ngrejë autonominë në nivel territorial është planifikimi urbanistik.
Kjo përgjegjësi autonome ishte paraparë në kuadër të decentralizimit të përcaktuar nga Plani i Ahtisaarit. Kompetenca e dhënë komunave me shumicë serbe për planifikimin urbanistik përbënte një nga përgjegjësitë e autonomisë së decentralizuar.
Por, kur kjo përgjegjësi trajtohet dhe ushtrohet përmes strukturave të Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, atëherë planifikimi urbanistik merr një dimension tjetër, pasi prek vendimmarrjen dhe ushtrimin e kompetencave përgjegjësi autonome ishte paraparë në kuadër të decentralizimit të përcaktuar nga Plani i Ahtisaarit. Kompetenca e dhënë komunave me shumicë serbe për planifikimin urbanistik përbënte një nga përgjegjësitë e autonomisë së decentralizuar.
Një zhvillim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në rastin e Kosovës, e cila, pas kalimit nga organizimi administrativ në nivelin e “Oblast”-it (1968, 1972) ndër të tjera, fitoi përgjegjësinë për planifikimin hapësinor. Kjo ishte një nga kompetencat që kontribuoi në konsolidimin e autonomisë së vitit 1974, kur Kosova, si njësi autonome, kishte dy lidhje vertikale institucionale: njërën me pushtetin federal dhe tjetrën me atë republikan.
Andaj, mendoj se vetmenaxhimi si nivel i autonomisë, me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit (2023), e ngrit nivelin e autonomisë nga autonomia e decentralizuar, e dekoncentruar, në autonomi të centralizuar






