6.2 C
New York
Tuesday, November 17, 2026

Buy now

Zdravo, o Albin

- Advertisement -

Shkruan: Kimete Berisha 

(Thënie për mashtruesin me bateria.)

1. Tesla shpiku rrymën alternative.

Kurti shpiku të vërtetën alternative.

Tesla e ndriçoi botën.

Kurti e ndriçon biografinë e vet me rrymë të dyshimtë.

Ende nuk dihet në emër të kujt është njehsori.

…

2. Ka arritur ta kthejë edhe ndërprerjen e mashtrimit në një mashtrim të ri.

Ky mjeshtër e riciklon të vërtetën derisa të bëhet qese bërlloku.

Pastaj e certifikon si mbeturinë të interesit kombëtar.

…

3. Ka zbuluar një burim të ri energjie: mashtrimin hidroelektrik.

Nuk i duhet ujë.

Mjafton ta hapë gojën dhe mbushet liqeni i Ujmanit.

…

4. E vetmja qenie që e përcjell rrymën pa tela dhe gënjeshtrën pa ndërprerje.

Në vend të tokëzimit, ka popullin.

…

5. Ka vendosur ta shkëpusë Serbinë nga rrjeti elektrik i mashtrimeve të tij.

Veriu vazhdon të furnizohet nga Serbia.

Sovraniteti ka defekt në instalim.

…

6. Kurti nuk gënjen.

Ai e elektrifikon të pavërtetën, e shpërndan në rrjet dhe e shpall ndriçim publik.

E vërteta nuk ka qasje në rrjet.

Është e padobishme.

…

7. Qe shtatë vjet nën tension, pa asnjë kontakt me të vërtetën.

Nuk e zë rryma, sepse është i izoluar nga realiteti.

…

8. Serbia vazhdon të jetë në raftet e dyqaneve të Kosovës.

Mallrat serbe kanë liri të lëvizjes.

E vërteta ndalohet në kufi.

…

9. Në Veri hyn rryma serbe.

Në jug shiten produktet e Serbisë.

Në mes qëndron Kurti, duke e ruajtur kufirin nga e vërteta.

Territori është i vogël.

Mashtrimi ka dalje në det.

…

10. Sovraniteti elektrik i Kurtit funksionon si frigoriferi:

jashtë është Serbia, brenda është Serbia, por drita ndizet vetëm kur e hap derën propaganda.

…

11. Kurti e ka shpikur embargon metafizike.

Serbia është e ndaluar në parim, e lejuar në praktikë dhe e domosdoshme në faturë.

…

12. Në fillim luftoi kundër keksave serbë.

Humbi.

Luftën e fitoi biberi serb.

…

EPILOGU

Krejt çfarë ka pështyrë, e ka lëpirë.

…

P.S. Kurti e ka humbur talentin për mashtrim.

Dikur e falsifikonte realitetin me aq mjeshtëri.

Tani vetëm e mohon.

Të ngjashme

Të fundit