12.9 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Çka tha pala ukrainase pas takimit me rusët?

- Advertisement -

Ka përfunduar takimi disaorësh mes zyrtarëve të Ukrainës dhe të Rusisë, ndërsa palët janë marrë vesh që negociatat të vazhdojnë, thuhet në një raportim të The Guardian, transmeton Gazeta Express

Një zyrtar ukrainas pas takimit ka thënë se të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime të mëtutjeshme. Më pas, do të vazhdojë një rund tjetër i bisedimeve.

Bisedimet mes ekipit negociues të Ukrainës dhe atij të Rusisë, që po zhvilloheshin në kufirin e Bjellorusisë, u raportua para pak minutash se kanë përfunduar.

Takimi kishte nisur në mesditë, ndërsa palët aty hynë “pa parakushte”.

Derisa këto negociata po zhvilloheshin, u raportua se Rusia sulmoi me anë të një sulmi raketor, qytetin ukrainas, Kharkiv.

Ndërkaq, presidenti ukraians, Volodymyr Zelensky, nënshkroi aplikimin për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit