25.5 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

“Reporterët pa Kufij” ndryshojnë raportin për Kosovën

- Advertisement -

Organizata “Reporterët pa Kufij” ka ndryshuar një nga pikat e raportit për Kosovën në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, të publikuar më 3 maj. Bëhet fjalë për seksionin e kontekstit ekonomik.

Fillimisht aty ishte thënë se “përgjithësisht mediat janë të varura nga reklamat qoftë nga Qeveria apo partitë politike”. E pas ndryshimit, Qeveria nuk përfshihet fare. Aty thuhet se “mediat janë të varura kryesisht nga të hyrat prej reklamave prej sektorit privat, dhe nganjëherë përkrahen nga autoritetet komunale apo partitë politike”.

Pjesa e plotë në raportin fillestar:

Konteksti ekonomik 

Në përgjithësi, mediat janë të varura nga reklamat që vijnë nga qeveria apo partitë politike, të cilat ndahen në mënyrë jotransparente dhe partiake. Pos kësaj, nëpërmjet pronarëve të tyre, redaksitë e mediave private janë të ekspozuara ndaj ndikimeve nga grupet e fuqishme politike dhe të biznesit. Mediat në gjuhën serbe përballen me sfidën shtesë të tregut të vogël në të cilat disa media janë të varura nga financimi nga fqinja Serbia, ndërsa media e pavarur nuk do të mund të mbijetonte pa financim ndërkombëtar (të huaj).

Pas ndryshimit:

Konteksti ekonomik 

Mediat financohen kryesisht nga të ardhurat nga reklamat nga sektori privat, dhe nganjëherë mbështeten edhe nga autoritetet komunale apo partitë politike. Pos kësaj, nëpërmjet pronarëve të tyre, redaksitë e mediave private ekspozohen ndaj ndikimit të grupeve të fuqishme politike apo të biznesit. Mediat në gjuhën serbe përballen me sfidë shtesë të tregut të tregut të vogël në të cilin disa media varen nga financimi nga Serbia fqinje, ndërsa media e pavarur nuk do të mund të mbijetonte pa financim ndërkombëtar (të huaj).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit