15 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Osmani takon nesër Erdoganin

- Advertisement -

Sipas njoftimit, të shpallur në web faqen e Presidencës turke, thuhet se takimi Erdogan – Osmani do të mbahet nesër.

Aty theksohet se Osmani po qëndron në Turqi me ftesë të Presidentit Erdogan. “Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral” thuhet në njoftim.

“ Gjatë vizitës së parë zyrtare të Presidentes së Kosovës  Osmani -Sadriu në Turqi, do të diskutohen zhvillimet aktuale bilaterale dhe ato në Ballkan” thekson njoftimi.

Presidentja Osmani po qëndron në Turqi nga e shtuna. Po këtë ditë, bëri publike një fotografi në komapninë turke që prodhon dronë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit