18.5 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Ballkani nuk lejon befasi, mposht edhe Dukagjinin

- Advertisement -

Ballkani ka marrë tjetër fitore në Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi, Ballkani e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri, duke marrë dy fitore në po aq ndeshje, shkruan lajmi.net.

Suharekasit sonte mposhtën skuadrën e Dukagjinit, me rezultatin minimal 1:0.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 36’ të pjesës së parë. Ballkani pati mundësi të dyfishonte epërsinë, por lëshoi disa raste të mira.

Lojtari që vulosi fatin e takimit ishte mesfushori Qëndrim Zyba. Gjithçka mund të ndryshonte në minutat shtesë, por shtylla shpëtoi Ballkanin.

Me këtë fitore, kampionët shkojnë në kuotën e gjashtë pikëve në dy ndeshje, kurse Dukagjini mbetet me 1 pikë në 4 ndeshje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit