28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Barazohet seria mes Yllit e Trepçës, titulli vendoset në Mitrovicë

- Advertisement -

Golden Eagle Ylli ka barazuar serinë finale ndaj Trepçës në kuadër të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ylli, të dielën në Suharekë triumfoi ndaj Trepçës në ndeshjen e katërt. Dueli në palestrën “13 Qershori” përfundoi me shifrat 75:71 në të mirë të ekipit vendas.

Me këtë fitore, Ylli ka barazuar në 2:2 serinë finale kundër Trepçës pas katër ndeshjeve të luajtura dhe kampioni do të vendoset në duelin e pestë që luhet javën tjetër në Mitrovicë.

Edhe dueli i katërt mes këtyre dy skuadrave ishte tejet interesant dhe dramatik, me skuadrën e Yllit që u tregua më e mirë në dy çerekët e fundit për ta fituar ndeshjen. Ylli e fitoi çerekun e tretë me shifrat 20:13 dhe 26:25 të katërtin për ta fituar ndeshjen.

Trepça ishte më e mirë në pjesën e parë, ku si çerekun e parë ashtu edhe të dytin e fitoi me dy pikë epërsi (15:13, 18:16).

Jalen Nesbitt edhe këtë herë tregoi paraqitje të mirë te Ylli, duke e mbyllur ndeshjen me 15 pikë e 9 kërcime. Po ashtu, me lojë të mirë u veçua edhe Aloso Verge që realizoi 27 pikë, 6 kërcime e 7 asistime.

Te Trepça, më efikasi ishte Darnell Edge me 15 pikë, i ndjekur nga Kevin Capers me 17 pikë por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen nga Ylli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit