Nesër derbi Atletico-Barcelona, flasin Simeone e Flick

- Advertisement -

Përballja ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës do të jetë kryendeshja e javës në La Liga, me dy skuadrat që do të përballen të dielën në stadiumin “Metropolitano”.

Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka vlerësuar lart cilësitë e kundërshtarit, duke e cilësuar Barcelonën si skuadrën më të mirë.

“Pa asnjë dyshim, përballë kemi skuadrën më të mirë. Mendoj se mbrojtësit tanë nuk kanë nevojë për motivim shtesë, pasi i gjithë ekipi duhet të jetë i përgatitur për t’u përballur me lojtarë si Lamine Yamal dhe Raphinha”, deklaroi Simeone.

Në anën tjetër, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk e ka fshehur ambicien për të marrë pikët e plota në këtë udhëtim të vështirë.
Tekniku gjerman e pranon se skuadrën e tij e pret një përballje e komplikuar, por synimi mbetet i qartë: fitorja dhe ruajtja e pozitës së parë në tabelë.

“Besoj se do të kemi një ndeshje të vështirë, por dëshiroj tri pikët. Për Barcelonën do të ishte shumë e rëndësishme që pushimin për ndeshjet e kombëtareve ta presim si lider i kampionatit”, u shpreh Flick.

Përballja e së dielës pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat në garën për kreun e tabelës në elitën e futbollit spanjoll.

Të ngjashme

Të fundit