Lladrovci ndjek ndeshjen në mes të miqve të Ronaldinjos dhe miqve të Del Pieros

- Advertisement -

Me miq e shokë, me ftesë të Kushtrim Musliut, kreatorit dhe pronarit të brendit të orëve “Helfer Geneve”, Ramiz Lladrovci përcolli ndeshjen në mes të miqve të Ronaldinjos kundër miqve të Del Pieros, në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihut.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Mbrëmë, me ftesë të Kushtrim Musliut, kreatorit dhe pronarit të brendit të orëve “Helfer Geneve”, me shokë të ftuar nga të gjitha trojet shqiptare, ndoqa lojën e futbollit në mes të miqve të Ronaldinjos kundër miqve të Del Pieros, në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihut.

Kjo ishte ndeshje spektakli me futbollistë legjendarë, të organizuar nga Marcel Nalyan dhe Roberto Pinto, të lindur e rritur në Cyrih, me prejardhje të huaj.

Ishte festë e futbollit dhe nostalgjisë që nderonin prindërit dhe gjyshërit emigrantë që kishin ndërtuar jetën në Zvicër që bashkonin kultura dhe gjenerata të ndryshme përmes futbollit.

Kushtrimi ka arritur që në shtetin helvetik, në vendin e orëve ku konkurrenca është e jashtëzakonshme, të ndërtojë brendin e mirënjohur të orëve “Helfer Geneve” dhe të gëzojë respektin e gjithanshëm.

Faleminderit Kushtrim, uroj që në garën globale, me brendin Tuaj që pasqyron përkushtimin, punën dhe identitetin Tuaj të keni vendin meritor!
https://www.facebook.com/share/1FKCqt4wYp/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit