28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Pep Guardiola në histori – Man City kampion për të katërtin vit radhazi në Premierligë

- Advertisement -

Manchester City nën urdhrat e Pep Guardiolas e ka mbrojtur titullin në Premierligë për të katërtin vit radhazi, që është hera e parë në histori që e bën një gjë të tillë.

“Qytetarët” e fituan titullin kampion në xhiron finale, pas fitores 3:1 ndaj West Ham Unitedit.

Phil Foden me një eurogol nga distanca i dha epërsinë vendasve pas vetëm dy minutave lojë.

Anglezi u përkujdes për ta dyfishuar epërsinë me një tjetër gol të bukur, këtë herë pas një asistimi të Jeremy Dokut (18’).

“Çekanët” u këndellen pak në fund, përmes një goli mahnitës të Mohammed Kudus që shënoi një gërshërë fantastike (42’).

Megjithatë, në pjesën e dytë – një ndër lojtarët më të mirë Rodri, realizoi një gol nga distanca për ta mbyllur çështjen e fituesit (59’).

West Ham në fakt shënoi edhe një herë përmes Soucek, por që goli u anulua shkaku që e realizoi me dorë (88’).

Kësisoj, City gëzon titullin kampion për të katërtin vit radhazi – një tjetër rekord që do ta mbajë mend Guardiolan edhe për shumë vite.

Ndërkohë, Guardiola ka konfirmuar se do të vazhdojë edhe sezonin tjetër – duke lënë të hapur dëshirën për ta fituar titullin e pestë kampion.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit