Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, përcaktohen çiftet e 1/16 së finales

- Advertisement -

Janë përcaktuar çiftet e fazës së 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Pas shortit të hedhur sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), 32 skuadrat pjesëmarrëse kanë mësuar kundërshtarët e tyre në garën për trofeun e Kupës.

Vëmendje të veçantë zgjon përballja mes Ulpianës dhe Prishtinës së Re, ndërsa në këtë fazë do të ketë edhe disa duele interesante mes skuadrave të Superligës dhe atyre të kategorive më të ulëta.

Çiftet e 1/16 së finales:

  • Liria – Rilindja
  • Ulpiana – Prishtina e Re
  • Ballkani – Istogu 03
  • Besa Pejë – Gjilani
  • Vushtrria – Vjosa
  • Kika – Feronikeli 74
  • Drenica – Ramiz Sadiku
  • Trepça ’89 – Istogu
  • Dukagjini – Lepenci
  • Tefik Çanga – Prishtina
  • Malisheva – Suhareka
  • Mitrovica – Rilindja 1974
  • Vëllaznimi – Trepça
  • 2 Korriku – Llapi
  • Dinamo – Top Futbolli
  • Sharri – Drita

Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen më 2 dhe 3 dhjetor 2026, ndërsa skuadrat do të kërkojnë kalimin në mesin e 16 më të mirave të kësaj gare

Të ngjashme

Të fundit