Në mesjavë fillon edicioni i ri i Kupës së Kosovës në futboll, derisa të premten në shortin e hedhur, janë përcaktuar çiftet e 16 ndeshjeve.
Duelet e para të trofeut të çmuar të vendit, do të luhen më 2 dhe 3 dhjetor 2026, dhe skuadrat fituese kalojnë në të tetën e finales.
Mbrojtësi i trofeut, Dukagjini i Klinës, do të ndeshet me Lepencin e Kaçanikut. Kampionia e Superligës, Drita e Gjilanit, udhëton te Sharri i Hanit të Elezit, ndërsa Prishtina, fituese e edicionit 2024/25, përballet me Tefik Çangën. Ballkani, që e fitoi kupën në edicionin 2023/24, luan kundër Istogut 03.
Nga përballjet e tjera, Llapi ndeshet me 2 Korrikun, Besa e Pejës me Gjilanin, Malisheva me Suharekën dhe Vëllaznimi me Trepçën. Mitrovica e pret Rilindjen, ndërsa Trepça ’89 ndeshet me Istogun.
Drenica luan kundër Ramiz Sadikut, Kika kundër Feronikelit, Ulpiana ndaj Prishtinës së Re dhe Liria kundër Rilindjes 1995.
Vushtrria si nikoqire e pret Vjosën e Shtimës dhe Ferizaji do të përballet me Top Football.







