12.3 C
New York
Friday, November 27, 2026

Buy now

Ushtarët serbë nuk dihet se si hynë në Kosovë, Bajqinovci kritikon KFOR-in dhe i pengon pse e publikoi takimin

- Advertisement -

Ushtarakë serbë kanë zhvilluar një vizitë në Prishtinë. Ata janë takuar me homologët e tyre nga forcat e KFOR-it. Por, deri më tani, askush nga institucionet e sigurisë nuk ka treguar se si hynë ata në Kosovë.

Kjo nuk e shqetësoi kryetarin e Komisionit për Siguri nga Vetëvendosja, Mefail Bajqinovcin.

Para se të interesohej dhe të kërkonte përgjegjësi për mënyrën se si hynë ushtarët serbë në Kosovë, ai zgjodhi të kritikonte KFOR-in.

Për më keq, nuk e ka penguar ardhja e tyre në Kosovë, por, siç ka shkruar ai, fakti që KFOR-i e publikoi takimin.

“Nuk e vëmë në dyshim rëndësinë e komunikimit ndërmjet KFOR-it dhe përfaqësuesve ushtarakë serbë për parandalimin e incidenteve. Megjithatë, publikimi i një takimi të tillë me gjuhën e “respektit të ndërsjellë”, pa ndjeshmëri ndaj realitetit dhe historisë sonë të afërt, është politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm”, shkroi Bajqinovci.

Deputeti i Vetëvendosjes ka përmendur edhe çështjen e personave të zhdukur me dhunë dhe krimet e kryera nga forcat serbe, përfshirë zbulimin e varrezave masive, duke thënë se këto plagë vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi.

Të ngjashme

Të fundit