28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Rritja e gjobave vetëdijëson kosovarët për respektim të rregullave në trafik

- Advertisement -

Kanë kaluar më shumë se një muaj që prej se Ligji i ri për trafikun ka nisur së zbatuari në Kosovë, e efekti i tyre tashmë ka nis të vërehet.

Gjoba të larta, e ndëshkime shtesë për shoferët që përdorin telefonin gjatë vozitjes, kanë qenë disa nga ndryshimet që u diskutuan më së shumti. Derisa në tërë territorin e Kosovës, në muajin e parë u shqiptuan mbi 36 mijë gjoba, për shkelësit e rregullave në trafik, mbi 4 mijë sosh u dhanë vetëm në rajonin e Prizrenit.

Arben Elshani – Toger në stacionin e trafikut në Prizren tha “Deri më tani janë shqiptuar 4 mijë e 700 tiketa, dmth për shkak të evidentimit të shkeljeve nga kundërvajtësit në teren, janë konfiskuar 66 patentë shoferë, për shkak se personat kanë shkaktuar kundërvajtje të rënda që parashohin edhe konfiskimin e edhe ndalesën e të drejtës së vozitjes.”

Elshani tek thotë se kanë nisur përgatitjet për sezonin e verës, kur numri i qytetarëve rritet shkaku i ardhjes së diasporës, shton se aksidentet kanë rënë për 30% në këtë rajon.

Arben Elshani – Toger në në stacionin e trafikut Prizren deklaroi “Se tash janë bërë gati 1 muaj e disa javë që ka filluar implemetimi i këtij ligji, kur e marrim e analizojmë javën e parë dhe këtë javë dihet se ka një përmirësim, sepse dihet se nuk kanë pasur njohuri rreth dispozitave ligjore dhe qytetarët, por edhe pjesëmarrësit në komunikacion, por falë mediave dhe takimeve të ndryshme që kemi mbajt, ka pasur impakt pozitiv që edhe pjesëmarrësit konkretisht shoferët, të vetëdisohen sidomos në përdorimin e rripit dhe përdorimin e telefonit.”

Ndërkohë qytetarët thonë se i kanë mirëpritur këto gjoba, por janë të pajtimit se duhet ngritur ende, meqë ka shoferë që shkelin në masë të madhe rregullat dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Sylejman Kryeziu – Qytetar shtoi se “Unë besoj se janë shumë të mira, edhe do të sjellin rezultate do të sjellin rregull në komunikacion, përndryshe këto kanë ec qysh kanë dashur, psh në qytet kanë vozitur deri në 100 në orë, ka aksidente, ka që folin në telefon por edhe shkrujnë mesazhe, mesazhi e sjell aksidentin…”

“Cdo gabim duhet paguar, po se rrezikove gjepin asnjëherë nuk kupton, shumë kanë efekt, për medimin tim është më mirë me i ngrit pak, edhe më tepër për zotin.. pse të gabojmë kot”, tha një qytetar, Brahim Osmani.

Por, me gjobat e reja nuk po pajtohet eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj i cili thotë se janë të larta krahasuar me standardin që është në Kosovë.

“Nëse ne e shohim standardin e Kosovës, e bëjmë krahasimin me të Gjermanisë, Zoti na ruajt e shohim se gjobat në trafik i kemi më të mëdhaja se gjermanët,edhe këtu fillon ajo mospajtimi në mes meje si ekspert i komunikacionit dhe institucioneve”, u shpreh Nol Dedaj, njohës i komunikacionit.

Ligji për trafikun u ndryshua si pasojë e aksidenteve të shumta me fatalitet dhe ka nisur së zbatuari që nga muaji prill i këtij viti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit