1.8 C
New York
Wednesday, December 6, 2023

Buy now

Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Bjellorusi

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Bjellorusi, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 21 nëntor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, vazhdon deri më datë 21 nëntor në ora 13:00.

Ato mund t’i blini përmes platformës online në këtë LINK: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

FFK ka shpjeguar edhe procedurën se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).
Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit