Dy futbollistë kosovarë ndër më të mirët në duelet ajrore

- Advertisement -

Dy futbollistë nga Kosova, janë në mesin e dhjetë më të mirëve në një statistikë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, ku deri më tani janë zhvilluar pesë xhiro të fazës së ligës.

Bëhet fjalë për sulmuesin Vedat Muriqi dhe mbrojtësin Amir Rrahmani, ku të dy paraqiten në Champions këtë sezon, njëri me Fenerbahçen dhe tjetri me Napolin.

Statistika që po spikatin Muriqi e Rrahmani është ajo e dueleve të fituara në Ligën e Kampionëve deri më tani.

Muriqi deri më tani ka fituar 18 duele ajrore duke u renditur i dytë në këtë statistikë të Championsit, ku vendin e parë mbanë Jeff Chabot i Stuttgartit me 19 duele të fituara.

Ndërkohë, Rrahmani zë vendin e nëntë me 12 duele ajrore të fituara në garën më elitare të Evropës.

Si Muriqi ashtu edhe Rrahmani, kanë regjistruar nga pesë paraqitje deri më tani në Champions, ku sulmuesi ka shënuar dy gola kurse mbrojtësi ka realizuar një gol.

Të ngjashme

Të fundit