Superkompjuteri “Opta” i ka parashikuar favoritët e Ligës së Kampionëve për këtë sezon.
Në krye të listës gjendet Arsenali me 18.60 për qind, i ndjekur nga Bayern Munichu me 16.29 për qind.
Ndërkohë, Barcelona ka marrë një lajm pozitiv pas përfundimit të xhiros së pestë të fazës së ligës në Champions League.
Sipas “Optas”, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka më shumë gjasa për ta fituar trofeun e këtij edicioni sesa rivali i saj i përjetshëm, Real Madridi, pavarësisht se madrilenët i kanë regjistruar pesë fitore në pesë ndeshjet e para.
Fitorja bindëse ndaj Sabahut ka ndikuar pozitivisht në parashikimet për katalunasit, të cilët tashmë vlerësohen me 12.58 për qind mundësi për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Barcelona renditet në pozitën e tretë mes skuadrave favorite, duke lënë pas Real Madridin, i cili ka 10.69 për qind mundësi për ta ngritur trofeun.
Pas Barcelonës vjen Paris Saint-Germaini me 12.37 për qind, ndërsa Real Madridi pozicionohet në vendin e pestë.
Më poshtë mund t’i shihni Top 10 favoritët për ta fituar Championsin në këtë sezon.







