PSG-ja synon transferimin e Julian Alvarez

- Advertisement -

Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Atlético Madridit, Julian Alvarez, të cilin e sheh si një prej objektivave kryesorë për të përforcuar repartin ofensiv.

Kampioni francez ka nisur të shqyrtojë mundësitë për të ndërhyrë në afatin kalimtar të janarit, pasi lëndimet e Khvicha Kvaratskhelias dhe Desire Doues kanë krijuar probleme në repartin e sulmit.

Sipas raportimeve të gazetarit Ekrem Konur, argjentinasi Julian Alvarez është njëri prej emrave që PSG-ja e ka në listën e prioriteteve për përforcimin e skuadrës.

Megjithatë, realizimi i këtij transferimi nuk pritet të jetë aspak i lehtë. Atlético Madridi nuk ka gatishmëri për ta larguar sulmuesin e tij, ndërsa çmimi i lartë i vendosur nga klubi spanjoll paraqet një tjetër pengesë për parisienët.

Mbetet të shihet nëse PSG-ja do të bëjë një ofertë konkrete në janar për ta bindur Atlético Madridin që të heqë dorë nga shërbimet e argjentinasit.

Të ngjashme

Të fundit