Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka kritikuar kryesuesin e seancës së sotme, deputetin e VV-së, Ardian Gola, për komentim të fjalimeve të deputetëve.
Derisa ka marrë fjalën rreth kërkesës së VV-së për shkarkimin e KMShCK-së, ajo ka ironizuar me deputetin e VV-së, duke i thënë se nuk ka të drejtë t`i komenton fjalimet e kolegëve.
Në adresimin e saj, ajo ka thënë së Gola ka qenë mirë të shkojë për kometues të sportit.
“Mirë, shpresa na mban të gjithëve”, Rrahmani i reagon Golës pas ironisë për mungesën e Kurtit në Kuvend: “Po të paralajmëroj për herë të fundit”.
“Faleminderit, kryesues i seancës. Kur po i komenton deputetët çka po folin, po mendoj se e ke gabu profesionin. Ndoshta ka qenë mirë me shku edhe komentator i sportit”, ka thënë Musliu






