Daut Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përshëndetur iniciativën për vendosjen e lapidarit në nderim të vëllait të tij dhe tri shkronjave të UÇK-së.
Gjatë ceremonisë së përurimit, ai ka falënderuar organizatorët, duke e vlerësuar si të mirë këtë iniciativë.
“Krejt mirë, faleminderit që e kanë përuruar, i përgëzoj”, ka thënë Krasniqi në një prononcim për media.
Ndërkaq, i pyetur për praninë e forcave të EULEX-it gjatë vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, ai ka shprehur pakënaqësinë e tij për hyrjen e personave të huaj në shtëpinë e familjes.
“Kam kallëzuar edhe për të, çka me thënë. Kush ndihet mirë, me i hy njeriu i huaj në shpi”, është shprehur ai.
Përurimi i lapidarit u organizua në nderim të Jakup Krasniqit dhe kontributit të tij në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës






