Jose Mourinho e ka bërë prioritet rikthimin e Vinicius Juniorit në nivelin e tij më të mirë te Real Madridi.
Trajneri portugez ka zhvilluar biseda private me futbollistin brazilian, në përpjekje për t’ia rikthyer vetëbesimin dhe për ta ndihmuar të kalojë periudhën e vështirë.
Një burim pranë klubit ka përshkruar marrëdhënien mes tyre, duke thënë se Mourinho di të jetë i ashpër kur është e nevojshme, por edhe mbështetës në momentet kur lojtari ka nevojë për përkrahje, raporton mediumi spanjoll, AS.
“Ai është si një figurë atërore”, thuhet në përshkrimin e marrëdhënies së tyre.
Viniciusi i dha fund serisë prej 91 ditësh pa gol, duke realizuar kundër PSV-së. Pas golit, Kylian Mbappe u kërkoi bashkëlojtarëve ta përqafonin brazilianin, ndërsa më pas ia dorëzoi edhe çmimin e tij si lojtari i ndeshjes.
Kështu, Viniciusi po gëzon mbështetjen e plotë të Mourinhos, bashkëlojtarëve dhe tifozëve të Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.






