Avokati i Senegalit tallet me Marokun: Shanset për ta rikthyer titullin e Kupës së Afrikës janë vetëm 0.00001%

- Advertisement -

Avokati spanjoll Juan de Dios Crespo, i cili e përfaqësoi Federatën e Futbollit të Senegalit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e ka bërë një deklaratë thumbuese ndaj Marokut, duke i cilësuar pothuajse inekzistente shanset e këtij vendi për ta përmbysur vendimin që ia riktheu Senegalit titullin e Kupës së Afrikës 2025.

Në një intervistë për radion spanjolle “Cadena SER”, Crespo deklaroi se mundësia që situata të ndryshojë në favor të Marokut është vetëm 0.00001 për qind, përcjell “Gazeta Express”.

“Nuk mund të them se është e pamundur, por praktikisht është pothuajse e pamundur”, u shpreh avokati.

Crespo tregoi se ishte i bindur që në fillim se vendimi i Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF), që ia kishte dhënë trofeun Marokut pas largimit të përkohshëm të futbollistëve senegalezë nga fusha, do të rrëzohej.

Ai madje e kishte cilësuar atë vendim si absurd dhe qesharak.

Avokati foli edhe për episodet e finales, duke argumentuar se qëndrimi i Marokut në fushë dhe vendimi për ta vazhduar ndeshjen ishin vendimtarë.

Sipas tij, marokenët mund ta kishin fituar titullin në tavolinë sikur të mos pranonin rifillimin e takimit, ose sikur Brahim Diaz të mos ekzekutonte penalltinë.

CAS më 24 nëntor e riktheu rezultatin 1:0 në favor të Senegalit, duke e konfirmuar atë si kampion të Afrikës.

Të ngjashme

Të fundit