22.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Tottenhami fiton ndaj Nottinghamit

- Advertisement -

Tottenham Hotspur ka marrë pikët e 10-ta këtë edicion në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, Tottenham ka shënuar fitore me rezultat 0:2, në udhëtimin ndaj Nottingham Forest.

Spurs zhbllokuan sfidën herët në minutën e 5’, kur një top të pranuar nga Dejan Kulusevski, Harry Kane e dërgoi në rrjetën e kundërshtarit.

Kane mund të kishte dyfishuar epërsinë e Tottenham në minutën e 56’, por Dean Henderson priti penalltinë e tij.

Megjithatë, kapiteni i Tottenham gjeti golin e dytë personal në minutën e 81’, kur me kokë shënoi për 0:2, në një top të dhënë nga Richarlison.

Spurs mbajnë tashmë pozitën e tretë, me pikë baras me Man City, por me dy pikë më pak sesa Arsenal.

Nottingham mbeten në kuotën e katër pikëve në katër ndeshje të luajtura.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit