Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se me formimin e Komisionit Hetimor dëshirojnë ta shohin procesin në tërësi se si është e mundur që me 30 mijë nxënës më pak të paguhet trefishi i çmimit për libra.
Tahiri ka krahasuar çmimin e librave në vitete kur numri i nxënësve ishte shumë më i madh ndërsa çmimi më i ulet. Këtë vit rreth 30 mijë nxënës më pak çmimi për libra është trefishuar.
“Nuk është një çështje që mund ta trajtojmë përmes në një seancë të jashtëzakonshme, nuk është as një çështje që mund ta bëjmë përmes një debati, e vetmja mundësi ka qenë ta thërrasim themelimin e një Komisioni Hetimor ku do të hedhim dritë dhe ndoshta nuk po paragjykojmë, ndoshta del që ka qenë më mirë dhe mund të themi që të vazhdoj edhe vitet e tjera, s’po paragjykojmë. Ne po kërkojmë që të shikojmë procesin sepse për herë të parë është ndalë financimi i librave dhe është financuar fatura që prindërit i kanë blerë. Në vitin 2016-2017 në 247 mijë nxënës në Kosovë janë financuar librat me 6 milion euro e gjysëm. Në vitin 2022-2023 me 30 mijë nxënës më pak, apo rreth 210 mijë nxënës në Kosovë librat janë blerë 19 milion euro. A ka mundësi me e pa në këtë proces se pse ka ardhur deri të rritja e çmimit, s’po paragjykojmë. Ta shohim procesin qysh është bërë me 30 mijë nxënës më pak me ne me paguar trefishin e çmimit”, ka thënë ai.